Ushtarët rusë po vjedhin masivisht pajisje mjekësore në Khersonin e pushtuar, në një tentativë për të bërë zonën të pabanueshme, denoncoi dje presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Trupat ukrainase janë grumbulluar në periferi të Khersonit, në pjesën jugore të vendit, duke bërë që zyrtarët e emëruar nga Moska të dëbojnë shumë banorë, shkruan bbc.
Kherson është një nga katër rajonet ukrainase të aneksuara së fundmi nga Rusia.
“Okupatorët vendosën të mbyllin objektet mjekësore në qytete dhe të vjedhin pajisjet mjekësore, ambulancat, gjithçka. Ata janë duke ushtruar presion mbi mjekët”, pohoi Zelensky.
“Rusia po përpiqet ta bëjë rajonin Kherson një “zonë të vdekur”, tha presidenti ukrainas në një video-mesazh.
Kievi ka akuzuar në mënyrë të përsëritur pushtuesit rusë për plaçkitje të gjerë pasi ata u larguan nga territoret e pushtuara ukrainase. /arbresh.info/
Palatova: Kosova duhet t’i bindë 27 shtetet për statusin kan...
Liverpooli po shqyrton pesë mundësi për të zëvendësuar Aliss...
Klodi dhe Elijona nuk fshihen më? Pamjet nga avioni zbulojnë...
Vrasja e mafiozit grek, bien në pranga 4 persona, mes tyre 2...
Zgjedhjet e reja, Musliu: Kurti po u hakmerret qytetarëve që...
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak