Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në seancën e kontrollit në Komisionin e Sigurisë tha se një diplomat i huaj i kishte thënë se për të po përgatitej i njëjti skenar si për kryeministrin e vrarë serb, Zoran Gjinçiç.
Ai diplomat, thotë ai, i ka treguar se një skenar i tillë është përgatitur për të krijuar përshtypjen se ai nuk është likuiduar për shkak të luftës kundër krimit, por për shkak të lidhjes së tij me krimin.
Ai deklaroi se lufta e qeverisë së tij kundër kontrabandës së cigareve është e pa të metë dhe se situata me kamionin e cigareve që u zhduk “ishte një montim”.
“Unë jam gati të përgjigjem dhe të shkoj në burg, por kjo nuk do ta zgjidhë problemin e kontrabandës.
Disa kanë krijuar perandori nga kontrabanda. Katër njerëz humbën jetën për shkak të kontrabandës së cigareve”, tha Abazoviç./euronews.al/
Rama: Fundjava do ta gjejë Velipojën gati për të pritur vizi...
Ministri i Jashtëm: Turqia kundërshton “çdo ndërhyrje ushtar...
Haxhiu: Masakra e Reçakut, dëshmi e vuajtjes, sakrificës dhe...
E mposhti në Superkupë, Barcelona synon ta fitojë garën me R...
Falsifikoi dokumente për regjistrim të veturës, arrestohet i...
Alarm i kuq, stuhia “Goretti” i afrohet Britanisë së Madhe