Lista Serbe i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me vendimin e ri të qeverisë për targat, në të cilin vendim parashihen qortime, gjoba e targa provuese.
Sipas Listës Serbe, shqiptimi i parë i gjobës do të jetë shkak për rezistencë të ashpër të serbëve, sepse sipas tyre, ata janë të vetëdijshëm për qëllimet reale të Kurtit.
“Të gjithë ata që mendojnë se populli ynë do të vëzhgojë në heshtje debatin, heqjen e targave KM, pra lirinë e lëvizjes dhe rrezikimin e mbijetesës sonë, gabojnë shumë”, thuhet në reagimin e partisë serbe me planin e dëbimit të serbëve.
“Shfrytëzojmë rastin t’u përcjellim edhe një herë një mesazh të qartë qytetarëve tanë nga presidenti Aleksandar Vuçiq, serbët në Kosovë nuk janë vetëm dhe as shteti i Serbisë nuk do të lejojë persekutimin dhe dëbimin e popullit tonë”, thuhet në reagimin e tyre në facebook. /arbresh.info/
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI
Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prod...
UNICEF tronditet me rastin e 5-vjeçarit: Forcimi i sistemit ...
Nënshkruhet kredia 80 milionë euro për reformat në sektorin ...