Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dal më një njoftim për qytetarët e Prishtinës, në lidhje me Unazën e Brendshme në kryeqytet.
Rama tha se për këtë testim ju kemi informuar që nga data 26.10.2022.
“ E kuptoj plotësisht frustrimin e shumë qytetarëve rreth këtij testimi. Unë dhe stafi përgjegjës i Komunës së Prishtinës bashke ndjejmë me ju. Pavarësisht këtij frustrimi të shprehur, ju falënderoj përzemërsisht për durimin që treguat sot”, shkroi Rama në facebook.
Ky testim sipas Ramës dhe testimet e mëparshme janë bërë më qëllime të mira, për qytetarët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera.
Rama ka besim të plot që së bashku do të ia dalin ta transformojnë Prishtinën.
Ky testim gjatë ditës së sotme ka shkaktuar kaos në trafikun e Prishinës, ku kolonat ishin shumë të gjata.
Kujtojmë se ky testim do të vazhdojë edhe në dy ditët e ardhshme. /arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën