Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar për një aksion që është zhvilluar nga njësiti anti drogë në Mitrovicën e Veriut.
Në një shtëpi në afërsi të shkollës teknike janë gjetur 10 kg marihuanë dhe është arrestuar një person i nacionalitetit serb.
“Në vazhdën e aksioneve në luftën ndaj kontrabandës sot njësia anti drogë në një shtëpi në afërsi të shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut, ka kryer një bastisje për dyshimin e narkotikëve ku ka arrestuar një person të nacionalitetit serb të cilit i’u gjenden 10kg marihuanë”, ka thënë Sveçla.
Tutje ai ka bërë të ditur se lufta ndaj kontrabandës do të vazhdoj në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
“Luftën e pakompromis do ta vazhdojmë në çdo kohë, kudo në territor të Republikës së Kosovës së bashku me institucionet e sigurisë të cilat do të veprojnë në zbatim te ligjit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Sveçla./arbresh.info/


Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA