Turqia dhe presidenti i saj, Rexhep Taip Erdogan, mund të përfshihen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Këtë e ka konfirmuar kryekëshilltari i presidentit turk për Ballkanin, shqiptari Sabri Demiri, i cili nuk e ka mohuar mundësinë e një takimi Erdogan-Kurti-Vuçiq.
Demiri ka lënë të kuptohet se Erdogan po pret që të shohë se çfarë rezultati drejt marrëveshjes finale mund të çojnë takimet e nivelit të lartë në Bruksel dhe pastaj të përfshihet si ndërmjetësues në dialog.
“Ia kemi shprehur këtë edhe presidentit Aleksandër Vuçiq dhe pas vizitës që do të bëjmë në Kosovë, apo ndoshta edhe më herët me krerët e Kosovës. Ne kemi shprehur interesin që të ndihmojmë, mirëpo momentalisht kemi pritur që takimet në Bruksel mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti të marrin një përfundim dhe të shohim se deri ku po vijnë me këtë marrëveshje dhe që pastaj të ndërhymë edhe ne që të jemi ndërmjetësues dhe të ndihmojmë në këtë rrugë të marrëveshjes”, ka deklaruar ai në një intervistë për Klan Kosovën.
Ferit Hoxha telefonatë me homologun e Katarit: Dënojmë sulme...
Hamza shtron iftarin tradicional për BIK-un, thekson vlerat ...
Arsenal shpëton nga disfata në çastet e fundit ndaj Leverkus...
GO+ Peja fiton në Ligë Unike ndaj Vllaznisë
Prokuroria jep detaje për ndalimin e Gjestit, dyshohet për t...
FBI paralajmëroi se Irani mund të sulmonte Kaliforninë, me d...