Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.
Sveçla bënë të ditur se e ka njoftuar Ristuccia për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë.
“E njoftova Komandantin z. Ristuccia për situatën aktuale të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe për përkushtimin tonë për ofrimin e sigurisë, rendit dhe ligjit po ashtu”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Tutje, ai bëri të ditur për komandantin e ri, gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim për arritjen e qëllimeve të vendit.
“Siguria dhe stabiliteti janë synimet tona të përbashkëta andaj me rastin e marrjes së mandatit nga Gjeneralmajor Ristuccia, ri-konfirmova gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë dhe intensiv në arritjen e qëllimeve tona”, tha Sveçla.
“Falënderoj Gjeneralmajor Ristuccia për gatishmërinë dhe përkushtimin që së bashku të punojmë në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar në fund ai./arbresh.info/
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë
Dy gjigantët anglezë rivalizojnë Atleticon për Edersonin
Identifikohen babë e bijë që humbën jetën në aksidentin trag...