Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar një shkrim së bashku me një grafikë në Facebook, ku e ka quajtur kryeministrin Kurti mashtrues e zhvatës të mërgimtarëve.
Sipas Krasniqit, nga 1 qershori, deri më 31 gusht 2022 në Kosovë kanë hyrë më shumë se 222 mijë vetura me mërgimtarë, shkruan arbresh.info.
Nga to, rimburësimin e polisës së sigurimit, e kanë marrë vetëm 8 mijë e 845 prej tyre.
Krejt kjo sipas Krasniqit, ka ndodhur për shkakt të procedurave burokratike që ka vendosur qeveria.
Postimi i tij i plotë:
Nga 1 qershori deri më 31 gusht 2022 në Kosovë kanë hyrë 222,274 vetura me mërgimtarë. Të gjithë, pa përjashtim, kanë paguar polisën e sigurimit në kufi.
Për shkak të procedurave të komplikuara burokratike që i ka vendosur Qeveria, vetëm 11,923 mërgimtarë kanë aplikuar për rimbursim, ndërkaq, deri sot, vetëm 8,845 prej tyre kanë përfituar rimbursimin.
Kur nuk ka nevojë për votën e tyre, ky është trajtimi dhe mendimi i vërtetë i Qeverisë së Albin Kurtit për mërgimtarët. Injorimi në kërkesa, mashtrimi në premtime dhe zhvatja e pasurisë së tyre./arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...