Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ka takuar përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach, i shoqëruar nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vend, Matthew Lawson.
Në takim u diskutua për çështje aktuale në kontekstin rajonal dhe global, në drejtim të stabilitetit dhe paqes në Evropë dhe në botë.
Në këtë drejtim, u përshëndetën vendimet e Qeverisë që mundësuan fillimin e negociatave dhe përparimin në procesin e integrimeve evropiane si qëllim strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe me rëndësi për stabilitetin dhe sigurinë si të rajonit ashtu edhe të Bashkimit Evropian.
Në takim u theksua nevoja e fokusimit të të gjitha subjekteve politike në vend në politikat e zgjidhjeve, në vend të politikave të bllokadës dhe të prodhimit të keqkuptimeve, veçanërisht duke pasur parasysh kontekstin aktual politik të sigurisë globale.
Në të njëjtën kohë, u theksua rëndësia e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, në përputhje me politikat e vendeve të Evropës, në raport me situatën në Ukrainë dhe kontributin e vendit tonë, përmes politikave të miqësisë dhe dialogut, në stabiliteti rajonal./telegrafi/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...