Malisheva do të marr krejtësisht pamje tjetër, kjo pasi vetëm se kanë filluar ndryshimet që ta ndërrojnë pamjen e qytetit.
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati sot ka nënshkruar kontratën për projektin fitues për ndërtimin e sheshtit qytetit që do të quhet “Sheshi i Dëshmorëve”.
“Punët e mira për Malishevën Urbane nuk kanë të ndalur! Sot kam nënshkruar edhe kontratën për projektin fitues, më të madhin e më të rëndësishmin në gjithë rrugëtimin zhvillimor të Malishevës. Malisheva do të bëhet vërtetë Urbane me jetësimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm të “Sheshit të Dëshmorëve”. Qeverisja jonë do të vazhdoj të punoj fuqishëm derisa me punën tonë do të ndihet krenare Llapusha e shumë brezave. URIME!”, ka shkruar ai. /arbresh.info/
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...