Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësite policore nga Stacioni Policor Gjilan në bashkëpunim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit me urdhër të gjykatës kanë realizuar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kosovar shqiptar V.A. (1975).
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një revole e kalibrit 9 mm. së bashku me një karikator dhe pesë fishekë si dëshmi për Gjykatën.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelor, thuhet në komunikatën e Policisë. /arbresh.info/

Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...