Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar rezultatet preliminare të edicionit të pestë të sondazhit “Barometri kosovar i sigurisë”.
Këtë vit janë përmbledhur rezultatet e perceptimeve të respodentëve lidhur me besueshmërinë, nivelin e korrupsionit në institucionet e drejtësisë dhe sigurisë, të ardhmen e institucioneve të sigurisë, si dhe perceptimet lidhur me kërcënimet dhe rreziqet e jashtme dhe te brendshme.
Drejtori ekzekutiv i kësaj qendre, Florin Qehaja, ka thënë se programi “Barometri kosovar i sigurisë” ka për qëllim të bëjë matjen e perceptimit të qytetarëve lidhur me institucionet e sigurisë, siç janë policia, FSK-ja, Agjencia e Inteligjencës, zjarrfikësit, EULEX-i, KFOR-i, pastaj institucionet e drejtësisë, siç janë gjykatat, prokuroritë si dhe perceptimet ndaj vendeve fqinje dhe superfuqive botërore.
Sipas këtij hulumtimi institucionet e sigurisë rezultojnë të jenë më të besueshme, duke prirë FSK-ja pastaj KFOR-i me 67%, PK 55 %, IPK me 43% dhe 13% i besojnë AKi-së.
Besueshmëria e respodentëve ndaj institucioneve të drejtësisë sipas raportit të publikuar është tejet e ulët. Respektivisht, rreth 57% e tyre theksuan se nuk i besojnë EULEX-it, 51% Gjykatave dh Prokurorisë 41%.
Sa i përket perceptimit të qytetarëve për nivelin e korrupsionit në institucione të sigurisë dhe drejtësisë, rezultatet treguan se qytetarët i shohin institucionet e sigurisë më pak të korruptuara. Ndërsa ato më të korruptuara janë Qeveria e Kosovës dhe Gjykatat, thuhet në raport.
Sa i përket rreziqeve dhe kërcënimeve të brendshme kryesore që e rëndojnë sigurinë kombëtare të Kosovës, qytetarët kanë vlerësuar se katër janë më shqetësueset: Papunësia (97%), Korrupsioni (95%), Krimi i Organizuar (92%) si dhe Mungesa e Stabilitetit Politik me 90%.
Ndërsa sa i përket rreziqeve dhe kërcënimeve nga jashtë, Shteti Islamik (ISIS) me 76 % shihet si rreziku kryesor pastaj Serbia vazhdon të jetë si sfidë e jashtme për siguri me 66%, pastaj Ekonomia Globale, konfliktet e Lindjes së Mesme.
Perceptimet mbi mungesën e stabilitetit politik janë të ndikuara nga ngërçi aktual dhe zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës të nxitura nga mosmarrëveshjet e thella ndërmjet partive në pushtet dhe opozitës. Izolimi është konsideruar rrezik për 77% të respodentëve duke iu referuar që ngritja e refuzimit të vizave është vetëm duke kontribuar në ngritjen e migrimit dhe azilkërkimit.
Mes tjerash, rezultatet e BKS 2015 po ashtu tregojnë se rreth 88% e respodentëve janë në favor të transformimit të FSK-së në Forcën e Armatosur të Kosovës (FAK), që njëkohësisht mund të thuhet së ky transformim përbën politikën institucionale më të përkrahur nga qytetarët e cila megjithatë siç duket është neglizhuar kohëve të fundit nga ana e institucioneve.
Sa i përket KFOR-it, shumica e respodentëve ishin të mendimit se ky mision duhet të vazhdoj të qëndroj në Kosovë edhe për 3 deri 5 vitet e ardhshme, duke e ndërlidhur me bartjen e kompetencave të këtij misioni tek Forca e Armatosur e Kosovës./Arbresh.info
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...