Zyrtare: Shtyhet ndeshja Ballkani – Prishtina

14:58 | 25 Tetor 2022
KRG

Komisioni  i Garave i Supërligës, ka vendosur të shtyjë ndeshjen e javës së 14-të në Superligë, ndeshje mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Kjo ndeshje ishte e paraparë të zhvillohet të dielën për 30 tetor, mirëpo nuk do te zhvillohet.

Shtyrja e kësaj ndeshje është bërë për shkak se të enjten skuadra nga Suhareka e zhvillon ndeshjen shumë të rëndësishme në UEFA Conference League kundër Slavia Pragës në stadiumin “Fadil Vokrri”, njofton FFK, përcjell arbresh.info.

Ndërsa ende nuk është vendosur orari i ri për ndeshjen Ballkani-Prishtina./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale