Mbrëmjen e së hënës Policia e Kosovës ka arrestuar edhe pesë deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës.
Policia ka arrestuar nënkryetaren e Kuvendit, Aida Dërguti, kryetarin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, si dhe deputetët: Besa Baftiu, Fisnik Ismajli dhe Faton Topalli, transmeton arbresh.info.
Ndërsa numri total i deputetëve të arrestua nga Policia e Kosovës është 13. Nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje janë arrestuar tetë deputetë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Aida Dërguti, Besa Baftiu, Glauk Konjufca, Faton Topalli, Fisnik Ismaili dhe Ismajl Kuteshi. Nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës janë arrestuar , Donika Kadaj- Bujupi, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Teuta Haxhiu, dhe nga NISMA Haxhi Shala.
Në një njoftim të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se arrestimi i pesë deputetëve në dalje të Kuvendit, në mbrëmjen e datës 14 dhjetor 2015, është skandali i fundit që ndodh me pseudo-demokracinë e Veselit, Mustafës dhe Thaçit.
Të gjithë këta deputetë që gëzojnë imunitetin e deputetit, janë arrestuar sepse kanë hedhur gaz lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, kështu duke shprehur pakënaqësitë e tyre për dy marrëveshjet e nënshkruara kohë më parë nga Qeveria e Kosovës, atë për Asociacionin e komunave Serbe dhe për Demarkacionin me Malin e Zi./Arbresh.info
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...