Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka thënë se nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në një shoqëri, pa përfshirjen e grave.
Sipas tij, për shumë gjatë gratë kanë qenë jashtë dialogut për sigurinë dhe kësaj është zotuar se do t’i japë fund.
Tutje Mehaj ka deklaruar se siguria duhet përcaktohet shumë më gjerë dhe kërkon perspektivë kohore shumë të gjatë, e që tradicionalisht gratë gjatë historisë kanë treguar përkushtim të tillë për të ardhmen e vendit.
Ai tutje ka bërë të ditur se aktualisht, në Forcën e Sigurisë së Kosovës 11,3% janë gra.
Sipas tij, duke marrë parasysh se Kosova është shtet i ri, nuk qëndron keq.
“Megjithatë synimi ynë është që përqindja e përfshirjes së grave në ushtri të rritet, sepse Forca duhet të reflektojë përbërjen e popullit dhe sepse besojmë thellësisht se si burrat dhe gratë e duan atdheun dhe janë në gjendje të luftojnë e vdesin për të”, ka shtuar Mehaj./arbresh.info/
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...