Një botë pa duhan deri në vitin 2040.
Ky është afati i vendosur për mbarë botën gjatë konferencës së fundit botërore për duhanin dhe shëndetin.
Por ka shtete si Zelanda e Re që duan ta përshpejtojnë këtë proces.
Një brez ‘pa duhan’ deri në vitin 2025, shkruan euronews.al.
Blerja e duhanit do të ndalohet përgjithmonë në Zelandën e Re për fëmijët e lindur pas vitit 2009, të cilët nuk do të mund të pinë më duhan.
Masat e reja shihen si të parat në botë dhe kanë shkaktuar një reaksion zinxhir reagimesh.
Shumë e lavdërojnë, ndërsa të tjerë janë të shqetësuar.
Është Ayesha Verrall, zëvendësministre e shëndetësisë në Zelandën e Re ajo që ka promovuar projektligjin e parë që ndalon shitjen e cigareve për ata që kanë lindur pas vitit 2009.
Projektligji aktualisht është në diskutim në parlament dhe pritet që të miratohet shpejt pasi situata në Zelandën e Re është shumë shqetësuese.
90% e popullsisë së rritur dhe 11,6% e qytetarëve 15 vjeç e lart pinë duhan.
Me këtë ligj, Zelanda e re synon një ulje drastike të duhanpirësve nën 5%.
Përveç ndalimit të shitjes së cigareve për adoleshentët, kompanive prodhuese do t’u kërkohet të ulin në nivelet e nikotinës në cigare, të cilat mund të shiten vetëm në dyqane të specializuara, hyrja e të cilave do të ndalohet për të miturit.
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...