Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka pritur sot në takim drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), Gjeneralbrigade Joachim Hoppe me zëvendësdrejtorin e ri të NALT-it, Paul Shewry.
Me këtë rast, Mehaj i ka shprehur Shewryt mirëseardhje duke vlerësuar se përvoja e mëhershme si ushtarak karriere dhe karriera civile në misione të ndryshme paqeruajtëse në kuadër të NATO-s, është shumë e rëndësishme për proceset zhvillimore.
“Gjithashtu i ofrova bashkëpunimin e ngushtë nga pozitat tona respektive duke shprehur edhe njëhere mirënjohjen për NATO-n dhe vendin mik, Mbretërinë e Bashkuar, prej nga vjen ai”. /arbresh.info/
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...
Vjen reagimi i parë nga VV-ja pasi Osmani tha se kjo parti s...
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...