Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime për ndarjen e nëntëmbëdhjetë milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.
Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro (5.000.000,00 €) për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.
Ndërsa, me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej katërmbëdhjetë milionë euro (14.000.000,00 €), për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar. /arbresh.info/
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...