Barcelona e ka mposhtur Villarrealit me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së dhjetë në La Liga.
Katalanasit e nisën mirë ndeshjen duke krijuar disa raste para portës së Geronimo Rullit.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 31-të, kur Robert Lewandowski pranoi një top në zonë dhe me një lëvizje të bukur shmangi një mbrojtës për të shënuar për 1-0.
Polaku sërish ishte në aksion në minutën e 35-të, ku me një goditje nga distanca shënoi një gol të bukur për 2-0.
Tre minuta më pas Ferran Torres u fut bukur në zonë, asistoi te Ansu Fati i cili gjeti rrjetën për 3-0.
Një pjesë e parë shumë e mirë për Barcelonën që ishte e saktë në përfundimin e aksioneve.
Pjesa e dytë nuk kishte ritmin e së parë, pasi që Barcelona vetëm e kishte siguruar fitoren.
Në fund ndeshja u mbyll me tre golat e pjesës së parë dhe Barcelona me 25 pikë mbetet në vendin e dytë në renditje, me tri më pak se Real Madridi.
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...