Donjeta Sadiku i siguron medalje evropiane Kosovës, kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të boksit

17:47 | 19 Tetor 2022
KRG

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, mundi në çerekfinale rumunen, Andrea Loredana Marin, për të kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të boksit, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Kësisoj, Sadiku ia siguron Kosovës të paktën medaljen e bronztë nga ky Evropian.

Është kjo medalja e parë evropiane për Federatën e Boksit të Kosovës për rangun elitar (senior).

Shpërndaje në rrjete sociale