Daniel Craig, i cili luajti James Bond, sot mori të njëjtin çmim si personazhi imagjinar “Agjenti 007”, nga Princesha Anne.
Aktori, i cili është një nga artistët e paktë që ka bashkëpunuar me Mbretëreshën Elizabeth në emër të një fushate, tani është vlerësuar me një çmim të rrallë nga Princesha Anne.
Aktori u emërua shoqërues i Urdhrit të Shën Michael dhe St George, i njëjti nder që mbante James Bond, rol të cilin portretizoi në pesë filma.
Në një fotografi të publikuar nga familja mbretërore, Daniel Craig përkulet para Princeshës Anne në ceremoninë e mbajtur në Kështjellën Windsor.
Çmimi iu dha si “mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinema dhe teatër”. “Princesha i dhuron Daniel Craig-ut Urdhrin e Shën Mikaelit dhe Shën Gjergjit – i njëjti nder që mban personazhi i tij James Bond – në njohje të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në film dhe teatër“, thuhet në njoftimin e Familjes Mbretërore në Twitter. /arbresh.info/

“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin