Ushtria e Ukrainës tha se ka rrëzuar 13 dronë “kamikazë” mbi rajonin jugor të Mykolaiv gjatë natës.
“Gjatë natës së 18-19 tetorit, armiku sulmoi dy herë rajonin e Mykolaiv-it me dronë kamikazë ‘Shahed-136. Njëmbëdhjetë u qëlluan nga Mbrojtja Ajrore e Komandës Ajrore “Jug”, dy të tjerë nga ushtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e Forcave të Armatosura.
Çfarë janë dronët “kamikazë”?
Ndryshe nga dronët ushtarakë më tradicionalë, më të mëdhenj dhe më të shpejtë që kthehen në bazë pas hedhjes së raketave, dronët “kamikazë” janë krijuar për t’u përplasur me një objektiv dhe për të shpërthyer.
Ushtria ukrainase dhe inteligjenca amerikane thonë se Rusia po përdor dronë sulmues të prodhuara nga Irani.
Zyrtarët amerikanë i thanë CNN në korrik, se Irani kishte filluar të shfaqte dronët e serisë Shahed në Rusi, në aeroportin Kashan në jug të Teheranit muajin e kaluar.
Në gusht, zyrtarët amerikanë thanë se Rusia i kishte blerë këta dronë dhe po trajnonte forcat e saj se si t’i përdornin ata.
Sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Rusia ka porositur 2400 dronë Shahed-136 nga Irani./euronews.al/
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...
Shpërthim në një fabrikë në Uashington – humb jetën një pers...