Çaji bëhet 10 euro e një metër dru afro 70 euro

11:05 | 17 Tetor 2022
A Z

Çmimet e produkteve bazike kanë shënuar rritje në vendin tonë. Duke filluar nga produktet ushqimore.

Një pako çaj është shtrenjtuar 2 euro brenda 4 ditëve, pra çmimi ka arritur në 10 euro për pako e cila më herët kishte kushtuar 8 euro. Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Rritje ka shënuar edhe çmimi për metrin e druve.

Sipas ASK-së, një metër dru bung po shitet 67 euro. Çmimi për një metër dru ahu është 50 euro.

Po ashtu, edhe derivatet e naftës kanë shënuar rrije të madhe në krahasim me ditët e kaluara. Në bazë të çmimit të caktuar nga ministria për sot, nafta do të jetë 1 euro e 78 centë, benzina 1 euro e 41 centë dhe gazi 74 centë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale