Manchester City e pësoi sot humbjen e parë për këtë sezon në Premierligë.
“Qytetarët” pësuan humbje në udhëtim nga Liverpooli me rezultatin minimal 1:0,.
Pep Guardiola pas ndeshjes kritikoi gjyqtarin kryesor, Anthony Taylor, pasi vendosi për anulimin e golit të Phil Fodenit, shkaku se Erling Haaland kishte shkaktuar faull në Fabinhon gjatë aksionit të golit.
“Bëmë atë që duhej të bënim, luajtëm shumë mirë dhe krijuam raste. Ne ishim vërtet të mirë shumicën e kohës, por bëmë një gabim. Liverpooli ishte gjakftohtë dhe luajti shumë mirë”, tha fillimisht ai.
Rreth golit të anuluar, trajneri i kampionëve anglezë tha: “Është ‘Anfield’. Ne patëm diçka të tillë në Ligën e Kampionëve 3-4 vjet më parë dhe nuk është e pazakontë këtu. Duhet të kishim luajtur në mënyrë perfekte, por nuk e bëmë, bëmë një gabim. Shpresojmë që në të ardhmen të mësojmë të shmangim këtë, por është gjithmonë e vështirë me skuadrat që luajnë në Champions, dinë të ndëshkojnë”.
“Gjyqtari Anthony Taylor vazhdoi të na thoshte të vazhdonim të luanim. Sa miliona faulle të ngjashme nuk akordoi? Por ky e bëri, sepse ne shënuam. Përndryshe, ai nuk do ta kishte bërë. Por ky është ‘Anfield’”, deklaroi Guardiola.
Manchester City mbetet i dyti në tabelë me 23 pikë, katër më pak se lideri, Arsenali.
Scott Bamforth MVP i javës në elitën e basketbollit kosovar
Kurti udhëton drejt Davosit në Zvicër
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...