Pas katër ndeshjeve radhazi pa fitore, Prishtina është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës.
Në ndeshjen e javës së 11-të, kryeqytetasit shënuan fitore ndaj Ferizajt.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 2:1.
Leotrim Kryeziu shënoi të dy golat e fitores për vendasit, në minutat 6 dhe 56.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Donat Hasanaj, në minutën e 84-të.
Vlen të theksohet se kjo ishte fitorja e parë si vendas për skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi.
Prishtina pas kësaj fitore ka 15 pikë dhe renditet e treta në tabelë, kurse Ferizaj mbetet i fundit me 8 pikë. /Ge/
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro