Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Kongresin e 30-të jubilar të Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022.
Gjatë qëndrimit njëditor në Berlin, Kryeministri Kurti mori pjesë në asamblenë e kongresit, takoi liderë dhe politikanë të tjerë socialdemokratë, si dhe mori pjesë në darkën e përbashkët.
Me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, Kryeministri Kurti bisedoi për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për çështjet aktuale.
Kryeministri i uroi Stefan Löfven për pozitën e re si President i Partisë së Socialistëve Evropianë, kurse e falënderoi Sergei Stanischew për kontributin e tij si President i deritanishëm i PSE, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.
Në takimin me Lars Klingbeil, bashkëdrejtues i Partisë Social Demokrate gjermane, u bisedua për vëmendjen e shtuar të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.
Në përmbyllje, kryeministri mori pjesë në darkën e liderëve, ku me një fjalë rasti iu drejtua krerëve shtetëror, komisionerëve evropianë, udhëheqësve të partive dhe përfaqësuesve të tjerë pjesëmarrës.
Në këtë kongres të partive socialdemokrate, u diskutua për politikat si përgjigje ndaj ndryshimeve në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga Covid, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale në Evropë./arbresh.info/




Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...