Kuvendi i Kosovës ka miratuar tri marrëveshje, dy nga to me Bashkimin Evropian dhe me Republikën Federale Gjermane.
Marrëveshjet e miratuara në seancën e sotme plenare, janë në fushën e tatimit, doganave dhe bashkëfinancimit për “Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren”.
Marrëveshja e parë e miratuar nga deputetët është për pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Fiscalis” të BE-së, për bashkëpunim në fushën e tatimeve.
Kjo marrëveshje është miratuar me 86 votat pro të deputetëve.
Me po kaq vota është miratuar edhe marrëveshja mes Kosovës dhe BE-së, për pjesëmarrje të Kosovës në programin “Doganat” të BE-së.
Deputetët në seancën e sotme kanë miratuar me 83 vota marrëveshjen e bashkëfinancimit për projektin e “Parku i Inovacionit dhe Trajnimit në Prizrenit”, mes Kosovës dhe Republikës Federale Gjermane, i cili ka vlerë prej pesë milionë euro. /arbresh.info/
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...