Një 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Gashi tha se viktima ishte gjetur nga një familjar.
“Në rrugën “Mbreti Zog” është gjetur pa shenja jete një person. Është njoftuar policia dhe ekipi mjekësor që kanë dal në vendin e ngjarjes. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare” – tha Gashi.
Ai theksoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Rasti është duke u hetuar dhe cilësohet si “Hetim i Vdekjes” – theksoi ai. /arbresh.info/
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit