Qeveria zvicerane ka dërguar një projektligj në parlament, duke kërkuar të gjobisë deri në 1,000 euro njerëzit që mbulojnë fytyrën.
Projektligji nuk e specifikon nëse bëhet fjalë për burkën apo hixhabin, por ndalon njerëzit që të fshehin fytyrat e tyre në hapësira publike si transporti publik, restorante apo duke ecur në rrugë, veçanërisht sytë, hunda dhe goja duhet të jenë të dukshme.
Kështu ata marrin për shembull, një grua myslimane mund të mbajë një hixhab që mbulon flokët e saj, por nuk mund të mbajë një nikab, një veshje që tregon vetëm sytë, ose një burka, një mbulesë e plotë që mbulon edhe fytyrën.
Ato lejohen vetëm në vendet e adhurimit, shkruan Aljazzera transmeton arbresh.info.
Myslimanët përbëjnë pesë përqind të popullsisë zvicerane prej 8.6 milionë banorësh, shumica me rrënjë në Turqi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë.
Zvicra është një nga pesë vendet ku mbulimi i fytyrës është i ndaluar.
Gjithashtu edhe Franca e ndaloi mbajtjen e mbulesës së plotë të fytyrës në publik në vitin 2011, ndërsa Danimarka, Austria,
Holanda dhe Bullgaria kanë ndalime të plota ose të pjesshme për mbulimin e fytyrës në publik.
Ndryshe, Amnesty International e ka quajtur ndalimin e mbulesës së fytyrës “një politikë të rrezikshme që shkel të drejtat e grave, duke përfshirë lirinë e shprehjes dhe fesë”./arbresh.info/
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës