Pak më parë u raportua se Franca ka kushtëzuar çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, çështje të cilën sot, grupi punues për vizat i Këshillit të Bashkimit Evropian, e diskutoi për herë të parë.
Në lidhje me këtë,ka reaguar Kati Schneeberger, zyrtare e Bashkimit Evropian, e cila ka thënë se, gjithmonë po dalin arsyetime të reja për vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave.
Ajo po ashtu ka thënë se kjo çështje nuk duhet të vazhdojë kështu.
“Gjithmonë arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave. Këtë herë është ETIAS që do të lidhet me liberalizimin e vizave të Kosovës. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu”, ka shkruar Schneeberger në Twitter. /arbresh.info/
Always new excuses to keep up the discrimination against Kosovo in terms of visa liberalization. This time it is #ETIAS that will be linked to Kosovo’s visa liberalization. This must not go on like this.
Sign here: https://t.co/sRACQwlbue NOW !!!#visa4Kosovo
— Kati Schneeberger ?? (@KatiSchneeberg1) October 13, 2022
Zelensky “prezanton” për herë të parë zyrën e tij në bunker
Ahmeti në Uashington: Lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e ...
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...