Janë arrestuar dy persona në Prishtinë një burrë dhe një grua për veprën penale “Mashtrim”, të raportuar dy muaj më parë.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Arrestohen dy persona të dyshuar për mashtrim Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale të Mashtrimit, të raportuar më datë 17.08.2022. Puna rreth dy mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personave të dyshuar dhe arrestimin e tyre”, tha Ahmeti.
Tutje Ahmeti bëri të ditur se të arrestuarit dyshohet se kanë marrë nga ankuesi shumën rreth 500.000 euro për investim në kripto valuta, duke i premtuar përfitime të mëdha.
“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se të njejtit dyshohet të kenë marrë nga ankuesi shuma të ndryshme parashë për investim në kripto valuta (vlera e përafërt arrinë deri në 500000 euro) duke i premtuar përfitime të mëdha”, deklaroi Ahmeti për arbresh.info.
Të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë dhe dyshohet se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudh të gjatë kohore dhe se dyshohet se numri i personave të mashtruar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.
“Personat e dyshuar: – F.C, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe , – L. Rr, femër 21 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Për më shumë dyshohet që mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, ashtu që me informacionet e tyre të kontribuojnë në hetimin që po kryen policia,/arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...