Bëhet sot ndërrimi i komandës së KFOR-it

07:28 | 10 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Ceremonia e ndërrimit të komandës ndërmjet KFOR XXVI dhe KFOR XXVII do të sot duke filluar nga ora 10:00, në Shtabin e Misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, në Prishtinë.

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali Stuart B. MUNSCH, do ta kryesojë ngjarjen.

Gjeneralmajori i ushtrisë hungareze, Ferenc KAJÁRI, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele RISTUCCIA./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale