Sekretari Gjeneral i FIBA-s sot takohet me Ramën dhe Çekun

07:57 | 7 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis sot takohet me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama. Takimi mbahet sot rreth orës 10:00 në komunën e Prishtinës.

Po ashtu Sekretari Gjeneral i FIBA Zagklis takohet edhe me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. Pas takimit mbahet konferencë për medie në orën 11:00 në Ministrinë e Kulturës.

Kjo është vizita e parë e Sekretarit Gjeneral të FIBA në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale