Miliarderja më e re në botë, tashmë nënë e dy fëmijëve është tejet e përfolur nga mediat rozë.
Së fundi, Kylie Jenner ndau me ndjekësit e saj disa foto tejet të ëmbla në Calabasas të Kalifornisë, shkruan arbresh.info
Fotografia më e lezetshme e të gjithave shfaqte Kylie me bikini teksa përqafohej me djalin e saj tetë muajsh pranë pishinës.
Vetëm këmba e vogëlushit emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur publikisht mund të shihej në imazh.
Ajo ndau gjithashtu një foto të këmbëve të djalit para motrës më të madhe Stormi, katër vjeçe, teksa kishin veshur atlete “Air Max 1” të dizajnuara nga babai i tyre Travis Scott.
Duket sikur Stormi tashmë ka një shije për gjërat më të bukura pasi Kylie ndau gjithashtu një foto të saj duke mbajtur një çantë të vogël “Gucci”.
Kylie ishte në qendër të vëmendjes gjatë javës së modës në Paris dhe bëri deklarata mode në secilën paraqitje publike./arbresh.info/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...