Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ai kishte “bërë hapa të mëtejshëm në rrugën e integrimit euroatlantik të Ukrainës” gjatë një bisede telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg sot.
Në një postim në Twitter, Zelensky tha: “Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me partnerët tanë strategjikë. Pata një telefonatë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg”, shkruan BBC.
Ndërkohë, Stoltenberg tha se “NATO do ta mbajë dhe rritë mbështetjen për Ukrainën për aq kohë sa të duhet”.
Ai shkroi në Twitter: “Fola me Presidentin Zelensky dhe vlerësoi popullin dhe forcat e guximshme ukrainase për përparimin mbresëlënës në rikthimin e territorit të tyre nga agresorët rusë”.
“Rusia duhet të ndalojë luftën që ka nisur”. /arbresh.info/
Osmani për një mandat të dytë: Në dorën e deputetëve, jam e ...
Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin “Banjska”, dës...
Hamza: Dje foli populli, sot flasin ata
Walker kundër Speciales: Ish-krerët e UÇK-së po mbahen pa pr...
Mbrojtësi i viktimave: S’është punë e jona të vërtetojmë aku...
Deklaratat e ish-krerëve të UÇK-së pas orës 13:00