Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se gjatë muajt tetor mund të ketë një takim në mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Bislimi tha se janë disa marrëveshje që janë në zbatim e sipër, por që sipas tij, s’janë të kënaqur me ritmin e zbatimit të tyre, teksa shtoi se problemi qëndron tek pala serbe.
“Ka pritje që edhe gjatë muajit tetor të organizohet një takim por nuk është e konfirmuar. Kemi marrëveshje që janë në zbatim e sipër prej të cilave nuk jemi të kënaqur me zbatimin”.
“Një prej tyre është marrëveshja me energjinë dhe problemi qëndron tek pala serbe. Si pjesë e kësaj marrëveshje kanë qenë disa obligime për palët e përfshira, e që palët e përfshira janë ZRrE-ja, KOSTT, KEDS, Elektrosever dhe BE-ja”.
“Deri më tani, ka pasur lëvizje vetëm nga ana e ZRrE-së e cila ka licencuar operatorin e ri, Elektrosever, sipas marrëveshjes së vitit 2015, por pikat tjera s’janë përmbushur ende. Ne i kemi çuar letër BE-së ku i kemi lajmëruar se ka kaluar afati prej 100 ditëve dhe tani aktivizohet periudha shtesë ku ZRrE-ja fillon konsultimet me palët për të vendosur se si ecet tutje që nënkupton se mund të ketë pasoja edhe për licencën e Elektroseverit”, është shprehur Bislimi.
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq