Meriton Korenica shpallet lojtari më i mirë i gjiros së nëntë në Superligën e Kosovës

13:05 | 3 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Meriton Korenica është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës përmes një shkrimi në facebook.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Selajdin Jerliu nga KFV Gjilani, Bujar Asllani nga KFV Ferizaj dhe Xhevat Vallqi nga KFV Mitrovica.

Komisioni vlerësoi se mesfushori kreativ i Ballkanit ishte lojtari më i mirë i ndeshjes dhe njëherësh vendimtar në fitoren që skuadra kampione e realizoi para tifozëve të vet kundër Gjilanit (2:0).

Ai shënoi golin e dytë për portokallezinjtë, në minutën e 88-të, duke e vulosur fatin e këtij takimi.

Korenica ka thënë se është i lumtur që skuadra e tij u rikthye në “folenë” e vet me fitore, teksa u shpreh i nderuar me çmimin ‘Ylli i Javës’./arbresh.info/

Ja dhe postimi i plotë i Federatës:

Shpërndaje në rrjete sociale