Ndriçimi me drita në bulevardet kryesore të Prishtinës me rastin e festave të fundvitit është mirëpritur nga qytetarët e Prishtinë. Ata po e shijojnë bukurinë e këtyre dritave, e kjo shihet edhe në rrjete sociale ku qytetarët postojnë fotografi me fjalë miradije për autoritetet komunale, transmeton Arbresh.info.
Për dallim nga viti i kaluar këtë fundvit Komuna e Prishtinës dekorimin e qytetit e ka bërë në një koncept me ndryshe.
Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, në një prononcim për arbresh.info tha se këtë vit dekorimin e qytetit e ka bërë Kompania Lik Media Plus, që ka kushtuar mbi 67 mijë euro.
“Këtë vit për dekorimin e qytetit me bredha artificial dhe ndriçim e ka bërë kompania Link Media Plus, dhe ka kushtuar 18.360,00 € për bredha e 48.720,00 për ndriçim”, ka thënë ajo.
Përpos shesheve kryesore do të stolisen edhe shumë rrugë e Bulevarde të kryeqytetit si Bulevardi ”Dëshmoret e Kombit “, “ Xhorxh Bush”, “Bill Klinton”, rrugët: “Ukshin Hoti”, “Garibaldi”, “Luan Haradinaj”, “Migjeni”, “UÇK”, ” Rexhep Luci”, “Qamil Hoxha “. Në sheshin “Zahir Pajaziti” ,’’Nena Tereze‘’ , ‘’Skenderbe’’, e “Adem Jashari”. Përpos dekorimit janë vendosur dhe tre bredha. Bredha do të ketë edhe në hyrje të Veternikut dhe tek rrethi i Spitali.
Gjithashtu këtë vit Komuna e Prishtinës organizon edhe Tregun e Fundvitit, ku në sheshin” Zahir Pajaziti” janë vendores 20 shtëpiza të drurit që do të ofrojnë produkte të ushqimit, pije të ngrohta, suvenire e kartolina punëdore për fundvit.
Miranda Mullafazliu tha se “Ky aktivitet i ideuar dhe organizuar nga Komuna e Prishtinës në prag të festave të fundvitit që ka për synim mbështetjen e bizneseve të vogla dhe prodhuesve me ide kreative”.
Furnizimin me shtëpiza për Tregun e Fundvitit e ka bërë kompania G&A Consulting&Progroup dhe ka kushtuar 39.840,00 €. Te gjitha këto shtëpiza mbetën në pronësi të Komunës së Prishtinës, dhe do të përdoren edhe për aktivitete të tjera të organizuara nga Komuna e Prishtinës.
Tregu do të qëndrojë i hapur deri me 8 janar 2016, 7 ditë të javës prej orës 09.00 – 23.00./Arbresh.info
Zyrtari iranian thotë se numri i të vdekurve në protestat në...
Me minus 68 vota, rinumërimi i deritanishëm e lë jashtë Kuve...
I dolën mbi 800 vota më pak pas rinumërimit, reagon Driton S...
Indonezi, gjenden mbetjet e avionit të zhdukur me 11 persona
Rama: Nderimi me medaljen “Zayed” vlerësim i paharrueshëm, k...
“A të zuri gjumi shpejt mbrëmë?”, Leonora i përgjigjet pyetj...