Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, vlerësoi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO “nuk është një çështje themelore në këtë moment”.
Në një intervistë për televizionin spanjoll 24 Oras, duke folur për kërcënimin bërthamor të presidentit rus Vladimir Putin, ai vlerësoi se një rrezik i tillë ekziston.
“Këto kërcënime e izolojnë më tej Rusinë, por ato ende duhet të merren seriozisht,” tha Borrell.
Borrell shtoi se duke aneksuar katër territore ukrainase në Rusi, Putini po e bën të vështirë, madje të pamundur, përfundimin e luftës, shkruan Euronews.
Ai theksoi se është e rëndësishme të vazhdohet me mbështetjen e mëparshme për Ukrainën dhe me sanksionet ndaj Rusisë, të cilat, siç pretendon ai, po japin efekt.
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë
Kurti pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit k...
Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e “shtetit të papërfun...
Mediat Spanjolle “masakrojnë” Mbappen pas suksesit historik ...
Mjeku: Trump duhet të humbasë peshë dhe të stërvitet më shum...
Shqiptarët bashkohen në Malin e Zi/ Historike në Tuz, tre pa...