Pas pezullimit të grevës në arsim, Këshilli i Prindërve përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar duke thënë se pas pesë javësh greve, drejtuesit e SBAShK-ut, edhe anëtarët e sindikatës e kanë përgjegjësi ta pyesin vetën dhe njëri-tjetrin se a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevë?
Tutje, Këshilli i Prindërve kanë rikujtuar kërkesat që kishin ndaj SBAShK-ut.
“Dy kërkesa i kishim: 1) Festa e 1 Shtatorit mos t’iu prishët nxënësve sepse për klasën e parë (sidomos) është kujtim jetësor e domethënës për gjithë vitin shkollor, dhe 2) Që SBASHK-u mos të hyjë në grevë të plotë e të paafat, se kjo masë është shumë ekstreme dhe e padrejtë ndaj fëmijëve por e dëmshme edhe për vetë SBASHK-un”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Prindërve.
“Kërkesën e parë na e patën refuzuar pa iu dridhur qerpiku. Për të dytën na thanë “nuk kemi nevojë për këshilla se si bëhet veprimi sindikal – e dimë fort mirë këtë”, thonë tutje Këshilli i Prindërve.
“Pas pesë javësh greve, drejtuesit e SBAShK-ut, por edhe anëtarët e sindikatës, “e kanë për përgjegjësi, së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën?”, pyet në fund Këshilli i Prindërve SBAShK-un./arbresh.info/

Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...