Rusia i ka vendosur veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënon referendumet “ilegale” të mbështetura nga Moska për të aneksuar territoret e pushtuara të Ukrainës.
10 anëtarët e mbetur të Këshillit të Sigurimit votuan pro rezolutës së hartuar nga SHBA dhe Shqipëria, ndërsa Kina, India, Brazili dhe Gaboni abstenuan.
“Rrezoluta dënon referendumet e paligjshme. Ajo u bën thirrje të gjitha shteteve të mos njohin ndryshim të territorit të Ukrainës dhe kërkon që Rusia të tërheqë menjëherë trupat nga Ukraina”, shprehet ambasadorja e SHBA, Linda Thomas Greenfield.
Presidenti rus Vladimir Putin më herët shpalli aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës, Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Referendumet janë dënuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, me vendet evropiane dhe SHBA që thonë se ato nuk do të njihen./a2cnn/
Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e “shtetit të papërfun...
Mediat Spanjolle “masakrojnë” Mbappen pas suksesit historik ...
Mjeku: Trump duhet të humbasë peshë dhe të stërvitet më shum...
Shqiptarët bashkohen në Malin e Zi/ Historike në Tuz, tre pa...
“Bisedë për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ...
Arsenali hyn në histori me një rekord negativ në finalen e L...