Është miratuar nga Qeveria e Kosovës vendimin që vitin e ardhshëm të bëhet regjistrimi i popullsisë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se një veprim i tillë që do të fillojë nga shtatori e deri më 17 tetor të vitit 2023 do të ndihmojë në procesin e integrimeve evropiane.
“Regjistrimi do të ndihmojë vendin tonë edhe në procesin e integrimeve evropiane përmes pasqyrimit të saktë të së dhënave demografike e socio-ekonomike”, ka thënë kryeministri.
“Në lidhje me regjistrimin e popullsisë është e nevojshme të miratojmë datën e fillimit dhe përfundimit të regjistrimit, për planifikim dhe detaje përcjellëse është përgjegjëse ASK, tani në Zyrën e Kryeministrit. Kemi paraparë një afat prej një muaj e gjysmë, prej 1 shtatorit deri më 17 tetor të vitit 2023”, tha kurti./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...