Ish-këshilltari i Albin Kurtit, Durim Berisha përmes një postimi në Facebook ka noftuar se ka paditur ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, për shkak të heshtjes administrative lidhur me çështjen e bartjes së uniformës fetare në shkolla.
Për këtë padi, Berisha e ka ushtruar përmes avokatit Dardan Hakiu.
Tutje ai shtoi se, lidhur me mospërmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e ministres, do t’i drejtohet Prokurorisë lidhur me kallëzim penal.
“Sot permes avokatit Dardan Hakiu kam ushtruar padi administrative kunder Ministrise se Arsimit, Shkences, Teknologjise dhe Inovacionit per shkak te heshtjes administrative. Mbesim me shprese se gjykata kompetente do ta trajtoje objektivisht padine e dorezuar. Ndersa per mospermbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e ministres, pra anulimin formal te nenit 3 paragrafi 1.13 te UA nr. 06/2014 do t’i drejtohem Prokurorise se Shtetit me kallezim penal”, ka shkruar Berisha./arbresh.info/
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan