Tashmë nuk është më sekret! Dihet që moderatorja e njohur Luana Vjollca do të jetë pjesë e Tv Klan. Së fundmi, ajo ka zbuluar edhe emrin e programit, që do të titullohet “Zemërluana”
“Mezi po pres të ritakohem me ju o ZEMER LUANA -t e mi”, shkruan Luana.
Lajmin për bashkimin në “Tv Klan”, ajo e bëri ditën e lindjes, si një surprizë për fansat.
“Përherë dëshiroj që në ditën time të lindjes dhuratën t’jua bëj unë. E lumtur ta ndaj me ju që rikthehem aty ku përkas, në skenë, në ekranin gjigand të TV Klan për t’u takuar së bashku primetime me atë që jam e bindur do të jetë programi juaj i preferuar sërish! Ju jeni arsyeja dhe motivimi im, secili prej jush që më ka kërkuar vazhdimisht të rikthehem, uroj t’jua shpërblej”, shkroi Luana në Instagram.
Por së fundmi, prezantuesi Ardit Gjebrea ka publikuar një foto me Luanën, ku i ka uruar mirëseardhjen në Tv Klan.
Duke qenë se jemi në një stinë magjike, i tillë qoftë dhe rrugëtimi yt në familjen Klan me projektet e tua, është shprehur Gjebrea. /arbresh.info/

KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...