Ish-volejbollisti i Pejës, si dhe një prej lojtarëve më të mirë në kampionatin kosovar, Adriatik Kajtazi është emëruar asistent-trajner i klubit të volejbollit prestigjioz zvicëra, Volley Schönenwerd.
Kajtazi ishte pjesë e Pejës por në të kaluarën ka luajtur në Katar dhe Shqipëri, Zvicër, Maqedoni dhe vende tjera. Në Kosovë është shpallur disa herë si lojtari më i mirë në vend, teksa ka dhënë kontribut të madh në Kombëtaren e Shqipërisë ndër vite. Po ashtu, vitin e kaluar, ai ishte edhe ndihmës trajner i Kombëtares U20 të Kosovës.
Volley Schönenwerd është klub me bagazh e traditë të madhe në volejbollin zvicëran, aktiv qysh nga viti 1980.
Federata e Volejbollit të Kosovës i uron fat në aventurën e re Kajtazit. /arbresh.info/

Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...