Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF prezantoi instalacionin simbolik “Fëmijët në Shkolla”.
Instalacioni kishte për qëllim për të simbolizuar të drejtën e fëmijës në arsim, ku u prezantuan të dhëna dhe fakte rreth dëmeve që ndërprerja e mësimit po shkakton tek fëmijët, shkruan arbresh.info.
320.000 fëmijë janë jashtë procesit mësimor!
25.000 fëmijë presin të ulen për herë të parë në bankat e shkollës!
Mungesa e mësimit dëmton shkathtësitë e të folurit tek fëmijët.
Mungesa e mësimit dëmton shëndetin mendor dhe ul vetëbesimin tek fëmijët.
Mungesa e mësimit rrit izolimin social të fëmijëve.

Mungesa e mësimit rrit mundësinë e braktisjes së shkollimit.
Mungesa e mësimit rrit mundësinë e dhunës dhe keqtrajtimit në familje, në komunitet e mes bashkëmoshatareve.
Mungesa e procesit mësimor shkakton çrregullim të rutinës ditore të fëmijëve.
Koha që fëmijët shpenzojnë në telefon, televizor apo video lojëra, rritet me mbi 5 orë në ditë.
Mungesa e mësimit krijon çrregullim të metabolizmit tek fëmijët, pasivitet fizik, ushqyerje të pakontrolluar dhe mbipeshë.
Mungesa e procesit mësimor zbeh integritetin dhe autoritetin e shkollës dhe mësimdhënësit si institucion.
Mungesa e procesit mësimor rrit nivelin e stresit tek prindërit dhe rrit shpenzimet familjare.
Mungesa e mësimit rrezikon qëndrueshmërinë financiare të familjes, duke rritur mundësitë e humbjes së vendit të punës së prindërve.
Mungesa e mësimit rrit mundësinë e përfshirjes së fëmijëve në forma të rënda të punës, përfshirë punën në rrugë.
Mungesa e procesit mësimor, rrit pabarazitë mes fëmijëve.
Mungesa e mësimit rëndon gjendjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe krijon regres të madh në zhvillimin e tyre.
Deri tani: 17 ditë dhe 4.208 orë mësimi të humbura!
Deri tani: Rreth 12% e plan-programit kurrikular, është humbur!
Duke qenë se e drejta për arsim është e drejtë themelore e mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, KOMF konsideron se në situatën e krijuar duhet të veprohet me urgjencë, për të rikthyer fëmijët në bankat e shkollës. Ndërprerja e procesit mësimor po shkakton çdo ditë dëme tek fëmijët./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar