Drejtorësha e arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku Departamenti i Psikologjisë dhe Instituti i Psikologjisë do të ofrojnë shërbime të ndryshme në fushën e arsimit në shkollat e Prishtinës.
Këtë e ka bërë të ditur Musmurati përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka shtuar se nuk mund të paramendohen politika të mirëfillta për siguri në shkolla pa bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, shkruan lajmi.net.
“SHKOLLA MIQËSORE DHE TË SIGURTA. Nuk mund të paramendojmë politika të mirëfillta për siguri në shkolla pa bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës. Nga sot, pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, Departamenti i Psikologjisë dhe Instituti i Psikologjisë do të ofrojnë shërbime të ndryshme në fushën e arsimit në shkollat e Prishtinës”, ka thënë Musmurati.
“Diskutime me energji pozitive dhe rekomandime me vlerë për bashkëpunimin që na pret me Prof. Asoc. Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik, Prof. Asoc. Dr. Kaltrina Kelmendi, Shefe e Departamentit të Psikologjisë dhe Prof. Dr. Aliriza Arënliu, Drejtor i Institutit të Psikologjisë. Shkollat e Prishtinës do të jenë më miqësore e më të sigurta”, ka përfunduar Musmurati./arbresh.info/
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...