Sot, rreth orës 11:50 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion nga qytetarët se përball një lokali afarist në rrugën ” Vëllezrit Gërvalla ” në Ferizaj është një rast i grabitjes në proces.
Në lidhje me këtë policia e stacionit në Ferizaj menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes.
Policia ka arritur që ta arrestojë në flagrancē të dyshuarin me inicialet K.B (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili po mbante nën kërcënim me thikë, viktimën me inicialet V.S (M/K) i moshës 34 vjeçar, për t’ia grabitur një shumë të caktuar të parave .
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /arbresh.info/
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave