Liga e Kombeve do të vijojë edhe sonte me ndeshje interesante.
Mbrëmja e së premtes do të ketë shumë futboll, mirëpo një ndeshje për t’u veçuar do të jetë, pa dyshim, ajo në mes të Italisë dhe Anglisë, në kuadër të grupit C.
Ndeshja do të fillojë në orën 20:45 dhe luhet në “San Siro”.
Anglia gjendet në vendin e fundit të grupit, me vetëm dy pikë të grumbulluara, teksa “Azzurët” janë një pozitë më lart, ku kanë pesë pikë.
Një ndeshje tjetër interesante, në po këtë grup, është ajo në mes të Hungarisë dhe Gjermanisë, që luhet në terminin e njëjtë (20:45).
Pos Ligës së Kombëve, sfidë për të mos u humbur, edhe pse miqësore, pritet të jetë ajo në mes të Brazilit dhe Ganës (20:30).
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...
Grabitje e armatosur në Zym të Prizrenit, sulmohen dy qyteta...
Kapet sasi e madhe drunjsh në kufi me Serbinë, policia jep d...
Shtetasja serbe raporton rrejshëm sulmin ndaj vajzës së saj,...
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...