Haaland: Jemi ekipi më i kompletuar në botë

10:47 | 22 Shtator 2022
Emir Abduramani

Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, ka deklaruar se City janë ekipi më i kompletuar në botë.

Këtë deklaratë norvegjezi e dha dje ku shtoi se ata e meritojnë ta fitojnë trofeun e Champions Ligës dhe këtë sezon tha se do ta sjellin atë trofe në Etihad.

“Dëshira ime është që të fitoj Champions League me Manchester City. Ky klub e meriton një trofe Champions-i. Ishin shumë afër në vitin 2021 kur humbën me Chelsea, por tani besoj se do ta sjellim atë trofe në Etihad. Kam besim se jemi ekipi më i kompletuar në botë.” – deklaroi 22-vjeçari.

Shpërndaje në rrjete sociale